Blinken përfundon takimin me Begajn

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka përfunduar takimin me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, më 15.02.2024.

Takimi mes Begajt dhe Blinken ka zgjatur rreth 20 minuta.

Nën masa të rrepta të sigurisë, Blinken është nisur për në ndërtesën e Piramidës, ku do të mbajë një fjalim në një aktivitet të të rinjve dhe të diplomuarve në Tiranë, me temë “Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri”.

Më pas, sekretari amerikan do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Blinken dhe Rama pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për media rreth orës 18:00.

Ekipi i KALLXO.com po qëndron në Tiranë dhe ka sjellë detaje nga vizita e Blinken: