Albin Kurti Hesht Para Gazetarëve

Kandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk ka folur shumë para gazetarëve, ani pse këta të fundit kanë pritur 7 orë deri në përfundim të këtij takimi.

“Ishte mbledhje e gjatë e diskutimet po vazhdojnë”, ka thënë Kurti i cili nuk ka pranuar ti përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

Më herët për media folën shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca e Shpend Ahmeti.

Ndërsa për media u deklarua edhe ish kryetar Visar Ymeri që tha se nuk ka parë përafrim të qëndrimeve.

http://kallxo.com/visar-ymeri-pashprese-per-marreveshje/