COVID-19

Një i vdekur me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit është raportuar një i vdekur me COVID-19.

“Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Rahovec 1 rast (71 vjeç)”, thuhet në njoftim

Numri total i rasteve pozitive është 107,258 raste nga 593,728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,240 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 93 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101,467 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3,551.