Aksident në Prishtinë | Fotografi e ardhur në KALLXO.com

Makina Rrotullohet Afër Amabasadës Amerikane (Foto)

Një makinë është kthyer përmbys para pak momentesh në afërsi të objektit në ndërtim e sipër të ambasadës amerikane në Prishtinë.

Dyshohet se bëhet fjalë për vetaksident, ndërsa makina e ndihmës së shpejtë ndodhet në vend të ngjarjes.

Fotografi të këtij aksidenti ka dërguar në KALLXO.com një qytetar.

Në qershor KALLXO.com ka shkruar se për dy vjet e gjysmë nga aksidentet në Kosovë kanë vdekur 277 persona.