Pezullimi i vizitave për Thaçin, Veselin dhe Selimin, Specialja merr një vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë

Gjykata Speciale ka marrë vendim lidhur me kërkesën urgjente, por të përkohshme, të kërkuar nga Prokuroria për ndërprerjen e të gjitha vizitave dhe komunikimeve për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Sipas vendimit, informacionet e ofruara tek gjykata nga prokuroria tregojnë se ekziston një rrezik real se informacioni konfidencial do të ju jepet individëve që nuk kanë të drejtë ta marrin atë.

Ndaj gjykata ka vendosur që kërkesa të pranohet pjesërisht, duke e përcaktuar vetëm një kategori të individëve të cilët akoma mund të vizitojnë dhe komunikojnë me tre të akuzuarit.

Paneli gjyqësor i përbërë nga gjyqtarët: Charles L. Smith III, kryetar, anëtarët: Christoph Barthe, Guénawl Mettraux, dhe gjyqtari rezervë Fergal Gaynor, e kanë ndaluar çfarëdo vizite nga individët e paprivilegjuar.

Kjo nënkupton se momentalisht Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi do të mund të takohen dhe komunikojnë vetëm me avokatët e tyre mbrojtës.

Por masat ndaluese janë të përkohshme.

Gjykata i ka përshkruar të njëjtat si të nevojshme dhe proporcionale për parandalimin e zbulimit të informacioneve të tilla.

Gjykata në vendim ka sqaruar se në këtë pikë, pa parashtresat e të akuzuarve dhe Sekretarisë, nuk ka mundësi të marrë vendim por ndaljen e komunikimeve dhe vizitave me efekt të përheshëm.

Në këtë kuptim, Specialja ka vendosur disa afate për dorëzimin e shkresave nga mbrojtja dhe sekretaria.

Ndaj pritet një vendim i dytë nga Gjykata Speciale lidhur me këtë kërkesë të Prokurorisë.

Sipas vendimit, informacionet e ofruara tek gjykata nga prokuroria tregojnë se ekziston një rrezik real se informacioni konfidencial do të ju jipet individëve që nuk kanë të drejtë ta marrin atë.

Kjo gjë sipas gjykatës mund të ndikojë negativisht në mbrojtjen e viktimave, dëshmitarëve dhe vetë integritetin e procedurave.

Sipas vlerësimit të gjykatës masat e marrura nuk i shkelin të drejtat themelore të të akuzuarit.

Më 17 Nëntor 2023 Zyra e Prokurorit të Specializuar, përkatësisht prokurori special Kimberly P. West, kishte kërkuar masë urgjente por të brendshme për ndalimin e të githa vizitave dhe komunikimeve për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve, ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe ka pësuar disa ndryshime në vitet që kanë pasuar. Aktakuza aktualisht në fuqi u dorëzua më 27 shkurt 2023.

Secili prej të akuzuarve është akuzuar mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit: përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si dhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.

Më 10 maj 2022, gjatë paraqitjeve të tyre, të katër të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat e reja në aktakuzën e ndryshuar

Më 15 dhjetor gjykatësi i procedurës paraprake ia kaloi dosjen e çështjes trupit gjykues II. Konferenca përgatitore për gjykim u mbajt më 18 janar 2023, pasuar nga Konferenca Përgatitore e Prokurorit të Specializuar më 15 shkurt.

Gjykimi filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023.

Në këtë çështje janë 143 viktima pjesëmarrëse.

Raportimet e tjera të KALLXO.com lidhur me këtë rast mund t’i lexoni në këtë LINK.