Avokati Artan Qerkini dhe Sami Lushtaku - Foto: Kallxo.com

Deklarata e Zyrës së Prokurorit të Specializuar pas intervistimit të Sami Lushtakut

Zyra e Prokurorit të Specializuar është kontaktuar nga Kallxo.com sot me 08.03.2024 pas ndalimit dhe intervistimit të Sami Lushtakut nga hetuesit e kësaj Zyre.

I pyetur lidhur me veprimet e ndërmarra ndaj Sami Lushtakut, zëdhënësi i ZPS-së nuk ka dhënë detaje.

“Zyra e Prokurorisë së Specializuar po kryen operacione të vazhdueshme” – është përgjigjur përmes emailit Chritopher Bennet.

Më tutje KALLXO.com ka pyetur Prokurorinë nëse këto operacione përfshijnë të gjithë ish-krerët e UÇK-së, e në veçanti ish-komandantin e zonës së Drenicës, Sami Lushtakun.

“Nuk mund të jap detaje” – ka përfunduar Christopher Bennet.

Kallxo.com raportoi lidhur me intervistimin e Sami Lushtakut nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Avokati Artan Qerkini tregoi se Sami Lushtakut i është konfiskuar telefoni mobil.