FOTO: Zyrtarët të shumtë policorë mblidhen në varrimin e Sami Thaqit

Zyrtarë të shumtë policor janë mbledhur në varrimin e ish- kolegut të tyre, Sami Thaqi, i rënë në detyrë mbrëmjen e kaluar gjatë një aksioni anti-drogë në Zhur të Prizrenit.

Sami Thaqi do të varroset me nderime policore.

Policia gjatë ceromonisë së varrimit – foto: KALLXO.com
Policia gjatë ceromonisë së varrimit – foto: KALLXO.com
Policia gjatë ceromonisë së varrimit - foto: KALLXO.com
Policia gjatë ceromonisë së varrimit – foto: KALLXO.com

Ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 15:00 në varrezat e fshatit Shkarashnik ne Komunën e Malishevës.

Një natë më parë, në fshatin Zhur të Prizrenit, është vrarë zyrtari policor Sami Thaqi, si dhe  dy pjesëtarë të tjerë të policisë dhe një fëmijë kanë mbetur të lënduar nga incidenti gjatë bastisjes së një shtëpie.

Shpërthimi që rezultoi fatal për Sami Thaqin ka ndodhur në shtëpinë e Iran Badallit, në fshatin Zhur të Prizrenit.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 mijë euro për familjen e Sami Thaqit dhe nga 10 mijë për dy të lënduarit.