Foto: Alban Zogaj/facebook

Zogaj: Nesër fillojnë punimet për lidhjen e Urës së Madhe me rrugën deri te rrethi i lagjes 'Arbëria'

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar se nesër, më 15.04.2024, do të fillojnë punimet për lidhjen e Urës së Madhe me rrugën që dërgon deri te rrethi i lagjes ‘Arbëria’.

Ai ka thënë se kjo lidhje do të lirojë trafikun në këtë zonë të qytetit.

“Nesër fillojmë punën në një projekt fantastik për Prishtinën! Lidhja e Urës së Madhe me rrugën që dërgon deri tek rrethi i Lagjes ‘Arbëria’! Kjo lidhje e re do të mundësoj qarkullim alternativ për veturat dhe do të liroj trafikun në këtë zonë të qytetit”- ka shkruar Zogaj në Facebook.