Vrasja në Prishtinë, ndalohen dy persona

Dy persona mbetën të vrarë si pasojë e një incidenti me armë zjarri në mes dy grupeve në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë më 26.03.2024.

Për rastin, siç bëjnë të ditur burimet e KALLXO.com, janë ndaluar dy persona, teksa veprimet hetimore janë duke vazhduar ende.

Kryesit e mundshëm në këtë rast ende nuk janë arrestuar, ani pse ata janë të identifikuar, mirëpo siç edhe është konfirmuar edhe nga organet e rendit të njëjtit janë ende në kërkim.

Një burrë vdiq dje, më 26.03.2024 dhe një grua tjetër vdiq sot, më 27.03.2024 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e këtij incidenti.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima Z.G 48-vjeçare, është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj, nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast.

“Në këtë rast katër persona kanë marrë lëndime nga arma e zjarrit (dy nga ta lëndime të rënda), ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime nga goditja e njërit prej automjeteve të përfshira në rast” – thuhet në njoftimin e Policisë më 27.03.2024.

Sipas Policisë, janë në kërkim të dy personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e forcave të rendit.

Policia: Gruaja që vdiq ndodhej në veturë pranë shtëpisë së saj, nuk ishte pjesë e palëve të përfshira