Vrasja në Prishtinë, Prokuroria jep detaje për ngjarjen

Prokuroria e Shtetit ka thënë se në koordinim me Policinë e Kosovës është duke zhvilluar hetime për arrestimin e të dyshuarve për vrasjen e një personi mbërmë në Prishtinë, e plagosjen e tre të tjerëve.

Të martën, më 26.03.2024 në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë një person mbeti i vrarë e tre të tjerë u plagosën, si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri.

Sipas zëdhënëses së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja, veturë e prova të tjera materiale.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, derisa në koordinim me policinë po zhvillohen hetime për arrestimin e të dyshuarve dhe sigurimit të prezencës së të njëjtëve në procedurën penale” – ka thënë Ulaj për KALLXO.com.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15, ndërsa njëra nga të plagosurit, një grua, është në gjendje të rëndë të shëndetësore dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Gruaja e plagosur në Prishtinë është në gjendje të rëndë