Vdes gruaja që mbeti e plagosur nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Gruaja që mori plagë mbrëmë si pasojë e një incidenti me armë zjarri në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë, ka vdekur sot në QKUK.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar shefi i Klinikës së Mjekimit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka.

Uka tha se ajo nuk ka arritur që t’i përballojë plagëve të marra dhe si rrjedhojë ka vdekur në spital.

“Ka pasur dëmtim të lartë të enëve të gjakut dhe kockës së këmbës së majtë. Këto lëndime e kanë quar pacienten në gjendje të shokut” – ka thënë Uka më 27.03.2024

martën, më 26.03.2024 në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë një person mbeti i vrarë e tre të tjerë u plagosën, si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri.

Sipas zëdhënëses së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja, veturë e prova të tjera materiale.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, derisa në koordinim me policinë po zhvillohen hetime për arrestimin e të dyshuarve dhe sigurimit të prezencës së të njëjtëve në procedurën penale” – ka thënë Ulaj për KALLXO.com.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15, ndërsa njëra nga të plagosurit, një grua, mbeti në gjendje të rëndë të shëndetësore dhe ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Vrasja në Prishtinë, Prokuroria jep detaje për ngjarjen