Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

E ndoqi deri tek banesa dhe tentoi ta sulmonte, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gjakovë nën dyshimin për dhunë në familje.

Sipas Policisë, i dyshuari kosovar, të dielën, më 14.04.2024 kishte ndjekur viktimën grua deri te banesa e saj duke tentuar ta sulmoj.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se dyshohet se e kishte ndjekur deri te banesa e saj viktimën femer kosovare duke tentuar ta sulmoj. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.