Një i vrarë e një e plagosur në Prishtinë

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri e një tjetër ka mbetur i plagosur sonte, më 26.03.2024, në Prishtinë.

Policia e ka konfirmuar rastin për KALLXO.com.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, tha se rreth orës 21:15 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë.

“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit, ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë” – tha Borovci për KALLXO.com.

Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, Policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.