Vrasja në Prishtinë, Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për të gjetur dy të dyshuarit

Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personave të dyshuar.

Sipas Policisë, personat e dyshuar Ahmet (Ali)  Berisha dhe Naim (Ali) Berisha kërkohen për veprën – vrasje e rëndë, që ka ndodhur më 26.03.2024, në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se ndonëse janë ndërmarrë një sërë veprimesh nga ana e Policisë, kërkimi i vazhdueshëm, bastisja e disa lokacioneve etj. personat e dyshuar vazhdojnë të ndodhen në arrati.

Prandaj, Policia i bën thirrje secilit qytetar që ka çfarëdo informate që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personave të dyshuar ta kontaktojë në:

E-mail: [email protected]

Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/

Android #app: Lajmero Policine

Tel: 192