VIDEO – Momenti kur Salih Zyba ndalet nga aktivistët e PSD-së dhe sfidohet për audio-incizimet
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba është ‘sfiduar’ nga anëtarët e PSD-së Nol Nushi e Frashër Krasniqi se përse nuk e ka kundërshtuar shefen e grupit parlamentar Mimoza Kusari-Lilën pas publikimit të audio incizimeve në të cilat përmenden edhe veteranët.
Për dallim nga bashkpartiakët e tij, deputeti Zyba u ndal tek hyrja e Kuvendit aty ku PSD po mbante një aksion.
Nol Nushi nga PSD e kritikonte vazhdimisht Zybën se përse nuk ka reaguar pas publikimit të audioincizimeve.
“Gojën nuk e ke qelë Sali Zyba, ushtar i UÇK-së, po koordinohen me Radioçiqin, zoni s’tu ka ni. Hiç me mu mos fol, fol qy ku i ki mediat, fol diçka kundër, nuk guxon” – tha ai.
Zyba në anën tjetër vetëm dëgjonte Nushin deri sa i fliste.
Edhe anëtari Frashër Krasniqi e kritikoi Zybën për mos reagim.
“Po koordinoni me të (Radoiçiqin) për m’i lanë veteranët pa paga, zoni s’tu ka ndi, asnjë fjalë nuk e ke fol kundër Mimoza Kusarit, ti pretendon që je kanë në 3 lufta, tutesh prej Mimoza Kusarit. Ku e ki dinjitetin Sali Zyba?”- tha ai.
Aktivistët e PSD-së kishin në dorë një telefon që bënte zile, si aksion simbolik, kinse po telefonte Millan Raadojiçiq dhe kërkonin nga deputetët e LVV-së që ta hapnin.
Të hënë mediumi nacionale ka filluar me publikimin disa audioincizimeve ku pretendohet që janë duke folur shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq.
Ky audio-incizim, siç ka thënë Gazeta Nacionale, ka ndodhur në qershor të vitit të kaluar, ku deputetja Kusari-Lila ka biseduar me ish-deputetin Simiq e përmes telefonit edhe me Millan Radojiçiqin, i cili është person i dyshuar për rastin e vrasjes së ish-politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.
Mimoza Kusari-Lila e ka pranuar në Debat Plus në RTV Dukagjini e ka pranuar se në takim me Sllavko Simiqin ka biseduar përmes telefonit edhe me Millan Radojiçiqin.
“Nuk ka pasur biseda që shkojnë përtej agjendës së Kuvendit” – tha Mimoza Kusari-Lila.