Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Vdes një burrë në Suharekë pasi bie nga një pemë

Një burrë në Suharekë ka vdekur si shkak i rënies nga një pemë në lartësi prej 2-3 metra.

Sipas policisë, vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kompetentë, derisa në vendin e ngjarjes kanë dal edhe njësitet e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni varrimi.

Rasti i cili po cilësohet si ‘Vdekje Aksidentale’ ka ndodhur të dielën rreth orës 10:50.