ILUSTRIM: Dhuna në familje, Foto: Pixabay.com

Tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur në tri qytete të ndryshme të Kosovës.

Policia në Podujevë ka arrestuar një të dyshuar pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht një grua, të cilës i ka shkaktuar lëndime.

Rasti ka ndodhur më 01.04.2024, rreth orës 21:00.

Sipas njoftimit të Policisë, palët pasi kanë pranuar trajtim mjekësor janë intervistuar në prezencë të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale dhe e lënduara është dërguar në strehimore.

Kurse, e arrestuara është liruar në procedurë të rregullt.

Një tjetër është arrestuar në Obiliq, ku një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar.

Rasti ka ndodhur më 01.03.2024, rreth orës 13:00.

Policia njofton se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një grua tjetër është sulmuar fizikisht nga një burrë pas një mosmarrëveshje, në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur më 01.04.2024, rreth orës 16:30.

Sipas Policisë, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.