Ilustrim

Tre të lënduar në aksident trafiku në Babush të Ferizajt

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur mbrëmë në fshatin Babush të Ferizajt.

Sipas njoftimit të policisë, në aksident janë përfshirë dy veturë, ndërsa dy vozitësit dhe një pasagjer kanë pësuar lëndime.

Të lënduarit si pasojë e këtij aksidenti janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor,

Ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.