Prishtina 2023

Prishtina 2023 - Foto: Denis Sllovinja

Tre meshkuj dhe dy femra rrahen në mes vete në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, pasi dyshohet se janë rrahur me dy femra dhe një mashkull tjetër.

Sipas Policisë së Kosovës, si pasojë e rrahjes viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:00 në Prishtinë.