Foto-ilustrim

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, Policia në kërkim të të dyshuarve

Të shtëna më armë zjarri është raportuar se janë dëgjuar më 14.04.2024, rreth orës 20:20 në rrugën “Anton Çetta” në Gjakovë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të personave të dyshuar.

Aty janë gjetur disa gëzhoja të armës së zjarrit.

“Rreth orës 20:20 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Çetta”. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe janë gjetur disa gëzhoja të armës së zjarrit”- tha zëdhënësi.

Sipas Elezajt, aktualisht Policia është angazhuar në kërkim të të dyshuarve dhe zbardhjes së rrethanave të rastit.