Takohen Osmani dhe Prattipati, flasin për bllokadën në Kuvend dhe për zhvillimet në fushën e Sigurisë

Presidentja e Republikës së Kosovës është takuar me të ngarkuarën me punë të SHBA-ve në Kosovë Anu Prattipati.

Presidenca e Kosovës njofton se në takim u fol për vizitën e fundit të Presidentes në SHBA.

Takimet e Osmanit me zyrtarët e Administratës Trump Presidenca i ka cilësuar si të “shkëlqyeshme”.

“Me këtë rast presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale – përfshirë hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit me SHBA-në, me theks të veçantë në fushat e Ekonomisë dhe të Mbrojtjes.” – thuhet mes të tjerash në komunikatën e Presidencës.

Në takim është folur edhe për zhvillimet e fundit në vend.

Sipas Presidencës në fokus kanë qenë hapat drejt konstituimit të Kuvendit, pas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Mes Osmanit dhe Prattipatit është folur edhe për zhvillimet në fushën e Sigurisë.