Ilustrim

Rrahje në Drenas, u përdoren mjetet e forta si thika e sëpata

Gjashtë persona janë arrestuar mbrëmë në Drenas nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të vrasjes në tentativë. 

Policia ka njoftuar gjatë ditës së sotme se të dyshuarit ishin përfshirë në një rrahje mes dy grupeve. Në po të njëjtën incident janë përdorur edhe mjetet e forta sic janë thika si dhe një sëpatë. 

Nga gjashtë të përfshirët në rast, pesë prej tyre kanë pranuar trajtim mjekësor sipas njoftimit të policisë. 

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe me vendim të këtij të fundit pas inicimit të rastit të gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.