Antonio Guterres FOTO: REL

Reagon shefi i OKB-së: Bota nuk mund të përballojë një luftë tjetër

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke thënë se ai u kërkon të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale.

“Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale për të shmangur çdo veprim që mund të çojë në konfrontime të mëdha ushtarake në fronte të shumta në Lindjen e Mesme” – ka shkruar ai në një deklaratë.

“Unë kam theksuar vazhdimisht se as rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë një luftë tjetër.”

Të shtunën mbrëma me 13.04.2024 Irani ka lëshuar qindra raketa dhe dronë në drejtim të Izraelit, si kundërpërgjigje, sipas tyre, për sulmin izraelit ndaj një konsullate iraniane me 1 prill në Damask të Sirisë.

Izraeli ka thënë se ka bllokuar 99% të raketave të lëshuara nga Irani, ndërsa ka mohuar se është e përfshirë në sulmin në Damask.

Zhvillimet e fundit: Iran – Izrael