Rahovec, një qytetar i gjen 10 mijë euro dhe i dorëzon në Polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga fshati Gexhë i Rahovecit më 07.04.2024 ka gjetur 10 mijë euro dhe ato i ka dorëzuar në Polici.

Sipas Policisë, paratë e gjetura më pas i janë dorëzuar pronarit, i cili edhe e kishte raportuar rastin në Polici se i kishin humbur paratë.

“Me datën 07.04.2024, derisa zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Rahovec, ishin duke trajtuar ankesën e një qytetari për humbjen e një shume parash, në vlerë prej 10 mijë euro, ishte paraqitur zoti Himaj nga fshati Gexhë i cili kishte gjetur këto para dhe të njëjtat i ka dorëzuar. Paratë e gjetura i janë kthyer pronarit” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.