Policia e Kosoves, Ilustrim
Rahovec, një i arrestuar për fajde
22.2.2026 - 09:37
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje me 21.02.2026 ka arrestuar një person në Rahovec, nën dyshimin për fajde.
Sipas Policisë, njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, kanë gjetur e sekuestruar dëshmi që lidhen me rastin.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.