Qeveria Ofron ‘Gjithë Ndihmën’ për Shërimin e Isa Mustafës

Qeveria e Kosovës tha sonte se e ka marrë me shqetësim përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të ish-kryeministrit Isa Mustafa dhe po i përcjellë nga afër zhvillimet rreth gjendjes shëndetësore të tij.

Mediat raportuan gjatë ditës së ish kryeministri Mustafa, njëherit kryetar i LDK-së, do të transferohet në një spital në Gjermani përta vazhduar trajtimin mjekësor.

Ai qe hospitalizuar ditë më parë në një spital privat në Prishtinë si pasojë e një gripi, tha ditë më parë LDK.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kryeministri Haradinaj janë me familjen Mustafa për t’i ofruar mbështetjen dhe përkrahjen për shërimin e shpejt të ish-kryeministrit Isa Mustafa. Qeveria e Republikës së Kosovës do të ofrojë gjithë ndihmën institucionale për shërimin  e z. Mustafa”, thuhet në deklaratën e qeverisë.