ILUSTRIM - FOTO KALLXO: Punëtorët kosovarë

Punëtori rrëzohet në vendin e punës dhe gjendet në koma, policia dorëzon kallëzim penal ndaj punëdhënësit

Një punëtor ka mbetur i lënduar rëndë të mërkurën pasi kishte rënë nga lartësia.

Ai është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në gjendje kome për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë më Zyrën për Informim të QKUK-së, Shpend Fazliu për të kuptuar gjendjen shëndetësore të punëtorit të lënduar, por deri në publikimin e këtij artikullit, nuk kemi pranuar përgjigje.

Policia në Gjilan ka konfirmuar për KALLXO.com se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj punëdhënësit ku ishte duke punuar i lënduari.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori udhëzon që rasti të vazhdoj në procedurë hetimore” – ka thënë Polica.

Kallxo.com i është drejtuar me pyetje prokurorisë së Gjilanit për të ditur nëse e kanë pranuar kallëzimin nga policia dhe për veprimet tjera të mëtutjeshme nga ana e tyre, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Shënim: Rreth 2 orë pas raportimit të KALLXO.com në lidhje me rastin, nga ShSKUK kanë njoftuar se gjendja shëndetësore e punëtorit të lënduar është stabile dhe se i njëjti është liruar për në shtëpi pas tretmanit mjekësor.

Punëtori i lënduar në Gjilan, pas mjekimit, lirohet për në shtëpi