Emergjenca

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Punëtori i lënduar në Gjilan, pas mjekimit, lirohet për në shtëpi

Punëtori i lënduar dje në vendin e punës në Gjilan dhe që ishte në gjende koma, është lëshuar për në shtëpi pas tretmanit mjekësor që ka marrë nga Qendra Emergjente në Prishtinë.

Këtë e kanë konfirmuar nga Zyra për Informim e ShSKUK-së.

“E verifikuam në Emergjencë se personi është lëshuar në shtëpi pas tretmanit dhe kontrollet që i ka bë, gjendja e tij është stabile” – tha për KALLXO.com, zëdhënës i SHSKUK-së, Shpend Fazliu.

Sipas njoftimit të policisë, ai pas marrjes së ndihmës së parë në gjendje kome është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor.

Edhe Inspektorati i Punës në Gjilan ka njoftuar për KALLXO.com se ka marrë informacionin nga policia për aksidentin e ndodhur, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se ka vazhduar me procedurat e mëtutjeshme.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori udhëzon që rasti të vazhdoj në procedurë hetimore” – ka thënë Polica.

Kallxo.com i është drejtuar me pyetje prokurorisë së Gjilanit për të ditur nëse e kanë pranuar kallëzimin nga policia dhe për veprimet tjera të mëtutjeshme nga ana e tyre, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00.

Punëtori rrëzohet në vendin e punës dhe gjendet në koma, policia dorëzon kallëzim penal ndaj punëdhënësit

Punëtori në Gjilan bie nga platoja, dërgohet në gjendje kome në QKUK