Gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së

Prokuroria publikon biseda të Veselit dhe Selimit me vizitorët e tyre në Hagë

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka kërkuar, që të akuzuarve në Dhomat e Specializuara në Hagë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, t’iu pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet brenda qendrës së paraburgimit.

Sipas parashtresës së ZPS-së, të njëjtit kanë shkelur urdhrat e trupit gjykues duke zbuluar kështu identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur dhe/ose shpërndarjen e përmbajtjes së dëshmisë konfidenciale për personat që i vizitojnë në Qendrën e Paraburgimit.

Në parashtresën e Prokurorisë, janë publikuar transkripte të incizimeve të bisedave të cilat pretendohet se janë zhvilluar ndërmjet tre ish-krerëve të UÇK-së dhe vizitorëve.

Biseda e Kadri Veselit, e publikuar nga prokuroria:

KADRI VESELI: […] nëse dikush dëshiron të dërgojë mesazh, mund të dërgojë mesazh. Askush nuk do të jetë në gjendje t’ju pengojë ta bëni këtë. Është çështje përgjegjësie. Askush nuk është në gjendje t’iu pengojë. Secili ka të tijën — [REDAKTUAR]: Doja ta dija nëse ata kanë futur disa kufizime të reja këtu brenda.

KADRI VESELI: Secili ka grupin e tij të avokatëve dhe ju betohem, nuk ka arsye të dërgoni një mesazh nga ky vend.

[REDAKTUAR]: Jo, është vetëm një fakt, nuk ka nevojë të vini këtu. Ata të gjithë e dinë se si është.

KADRI VESELI: Jo, se unë po flas, por nuk ka asgjë për… çfarë po shkoni të thoni?

Biseda e Rexhep Selimit, e publikuar nga prokuroria:

Rexhep Selimi (RS): E fundit ishte nga [E REDAKTUAR].

UM 3: Hë?

RS: Ky i fundit ishte nga [E REDAKTUAR].

UM 1: Ky nga [E REDAKTUAR], ky?

RS: Jo, jo pas tij.

MP 1: Jo, jo.

RS: Kohët e fundit ishte një.

UM 3: Ky nga [E REDAKTUAR], a?

UM 1: Tjetri

MP 2: Tjetri?

RS: Ai pa identitet.

UM 3: Vërtetë?

UM 2: Oh, po. Ai që dukej i lodhur.

RS: Pa identitet – Ai ka bërë – Ai tha, [REDAKTUAR] Unë e njoh atë mjaftë mirë…

MP 2: [Pëshpërit] Kush është ai?

RS: Nuk është asgjë [s’dëgjohet], ata vijnë nga [E REDAKTUAR].

UM 2: Oooooh, po!

Prokuroria publikon biseda të Hashim Thaçit me vizitorët në Hagë

Prokuroria ka publikuar edhe transkripte të bisedave nga Hashim Thaçi me vizitorët e tij në Hagë.

Aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve, ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veslit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe ka pësuar disa ndryshime në vitet që kanë pasuar. Aktakuza aktualisht në fuqi u dorëzua më 27 shkurt 2023.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si dhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.

Më 10 maj 2022, gjatë paraqitjeve të tyre, të katër të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat e reja në aktakuzën e ndryshuar

Më 15 dhjetor gjykatësi i procedurës paraprake ia kaloi dosjen e çështjes trupit gjykues II. Konferenca përgatitore për gjykim u mbajt më 18 janar 2023, pasuar nga Konferenca Përgatitore e Prokurorit të Specializuar më 15 shkurt.

Gjykimi filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023.

Në këtë çështje janë 143 viktima pjesëmarrëse.

Raportimet e tjera të KALLXO.com lidhur me këtë rast mund t’i lexoni në këtë LINK.