Procesohen pagesat për familjet e prekura nga vërshimet

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se është bërë procesimi i pagesave për familjet që kanë pësuar dëme nga vërshimet e shtatorit 2022 dhe korrikut 2023.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga ana e komunave dhe komisionit përkatës për vlerësimin dhe verifikimin e dëmeve, tashmë janë procesuar pagesat në kuadër të mbështetjes për rimëkëmbje nga dëmet e vërshimeve në ekonomitë familjare, për vërshimet në 2022 dhe 2023”- ka shkruar ai në facebook.

Murati ka bërë të ditur se do të kompensionhen mbi 1900 familje të cilat kanë pësuar dëme.

“Sipas vendimit të qeverisë, dhe vlerësimit të komisioneve përkatëse, gjithsej janë mbështetur 1,905 familje, ku nga to për vërshimet e shtatorit 2022 janë 620 familje të mbështetura, kurse për vërshimet e janarit 2023 janë 1,285 familje të mbështetura”- ka shkruar ai.

Në vërshimet që ndodhën në shtator 2022 dhe janar 2023 shumë ekonomi familjarë pësuan dëme të mëdha.

Pasojat nga vërshimet në Kosovë