Foto: Ilustrim

Prizren, një person arrestohet nën dyshimet se rrahu nënën dhe motrën e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 15.02.2024 në Prizren.

Policia ka njoftuar se një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij.

Sipas njoftimit të datës 16.02.2024, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.