Ilustrim

Posedim i narkotikëve, Policia i zë dy persona me rreth 30 gramë marihuanë

Policia e Kosovës ka gjetur 29.6 gramë substancë narkotike të dyshuar si marihuanë të paketuar në 23 qese plasmani gjatë kontrollit të dy personave.

Fillimisht organet e rendit kishin ndaluar një veturë me targa vendore dhe kishin bërë kontrollin fizik të dy personave.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.