Bastisje në Zveçan
22.1.2024 - 11:20
Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës janë duke kryer një bastisje në Zveçan.
Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se dyshimet janë për kontrabandë me mallra, e se prezentë në vendin e ngjarjes janë edhe Dogana e Kosovës.
“Nga ora 9:30 ka filluar kontrolli në një depo në hyrje të Zveçanit nga ana e djathtë. Bastisjen e bën Njësiti për Krime Ekonomike nga Prishtina dhe ne ndihmojmë” – tha ai.
KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Doganën për të marrë detaje shtesë dhe është në pritje të përgjigjeve.