Ilustrim

Policia po heton vjedhjen e një Golf II në Prishtinë

Një qytetar nga fshati Vranidoll i Prishtinës ka raportuar në Policinë e Kosovës se dikush i ka vjedhur veturën e tij, Golf II.

Ankuesi ka raportuar se vetura e vjedhur është një Golf II me ngjyrë të zezë dhe me targa vendore.

Policia ka njoftuar se është duke e hetuar si rast.