Fotografia e personit të kërkuar nga Policia, Foto: Policia e Kosovës

Policia i publikon fotografinë, i dyshuari kërkohet për përfshirje në vjedhje

Policia e Kosovës përmes publikimit të një fotografie të një personi ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e tij.

Sipas Policisë, i dyshuari që shihet në fotografi kërkohet nga Policia për përfshirje në vjedhje.

“Njësiti i hetimeve të stacionit Qendra, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit  që shihet në fotografi” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 05.04.2024.

Qytetarët që mund të kenë ndojnë informatë që mund t’i orientojë Policinë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, mund të kontaktojnë Policinë në numrin e telefonit 192.