Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Punëdhënësi raporton në Polici se punëtori ia ka marrë çelësat e veturës dhe ka ikur

Një rast i vjedhjes është raportuar më 01.04.2024 në rrugën “Arben Xheladini” në Prishtinë.

Sipas raportit policor, një burrë ka raportuar tek organet e rendit se një person i cili ishte duke punuar tek ai, ia ka marr çelësat e automjetit të tij dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është në procedurë hetimore.