Vjedhje në një fshat të Zveçanit

Një rast vjedhjeje në Grabovc të Zveçanit është raportuar në Policinë e Kosovës.

Sipas raportuesit, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në objektin e tij dhe kanë vjedhur 350 euro të gatshme si dhe DVR-in e kamerave në vlerë rreth 150 euro.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur mes datave 19-20.03.2024.

Në lidhje me rastin nuk ka ende të arrestuar.