Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia jep detaje për djegien e veturës në Gjilan (VIDEO)

Një veturë me targa vendore është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka thënë se posa e kanë marrë informatën, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Së bashku me njësitin e zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin” – tha Osmani.

Ai tutje shtoi se rrethanat e rastit po hetohen nga zyrtarët policorë.

Digjet një veturë në magjistralen Gjilan-Kamenicë, ndërhynë zjarrfikësit