Digjet një veturë në magjistralen Gjilan-Kamenicë, ndërhynë zjarrfikësit

Para rreth një ore një veturë është djegur në e rrugën magjistrale Gjilan-Kamenicë.

Në redaksinë e KALLXO.com janë dërguar pamje që tregojnë se në rast kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit.

Lajmi është konfirmuar për KALLXO.com edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se janë në pritje të detajeve shtesë për rastin.