Foto: Ilustrim

Policia arreston të dyshuarin për dhunë ndaj gruas së tij, i gjen armë pa leje

Policia e Kosovës Njësiti i Hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit kanë pranuar një ankesë për një rast dhunë në familje, në fshatin Shillovë komuna e Gjilanit.

Policia njofton se me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para kanë mësuar se viktima e rastit është bashkëshortja e të dyshuarit Z. A. Rasti, sipas Policisë, dyshohet të ketë ndodhur në kohën kur qifti ishin në shtëpinë e tyre në fshatin Shillovë dhe gruaja është sulmuar, rrahur dhe kanosur nga bashkëshorti i saj A.V.

Viktima është dërguar në Qendrën emergjente  për tretman mjekësor dhe gjendja e saj shëndetësore sipas mjekut është stabile.

Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake për krime të rënda në Gjilan, në orët e mbrëmjes së djeshme, është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit A.V. (1983) dhe gjatë së cilës në shtëpinë e tij dhe në objektin përcjellës në garazhe, janë gjetur dhe sekuestruar si  dëshmi materiale për gjykatë: Një pistoletë te markës “CRVENA ZASTAVA” ngjyrë e zezë M70, e kalibrit 7.65 mm, prodhim jugosllav, nëntëmbëdhjetë (19) copë fishekë të kalibrit 9mm, tre (03) cope fishekë të kalibrit 7.65 mm si dhe një karikator të zbrazët të pistoletës 7.65 mm.

Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “armëmbajtje pa leje, dhunë në familje dhe kanosje me armë’’.

Pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe rasti është proceduar në Prokurorinë Themelore.