Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com. Ilustrim

Podujevë, arrestohet një person pasi nga pakujdesia kishte djegur disa hektar mal

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Podujevë dje me 31.03.2024, pasi që nga pakujdesia kishte djegur disa hektar mal, të një personi tjetër.

Sipas Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.