Foto: Ilustrim

Plagoset një 40 vjeçar në Mitrovicë të Jugut

Një person është plagosur me armë zjarri paraditen e sotme në Mitrovicën e Jugut. Policia në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar një person të dyshuar për vrasje të rëndë, e mbetur në tentativë. Sapo kishte marr njoftim se në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ ka pasur të shtëna me armë zjarri, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes të gjitha njësitet e nevojshme policore, duke arrestuar të dyshuarin dhe konfiskuar armën që mund të jetë përdorur në këtë rast.

Policia njofton se si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit, i plagosur ka mbetur viktima mashkull i moshës 40 vjeçar, i cili me urgjencë është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Nga ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes, hetuesit e krim-teknikës si prova materiale kanë gjetur një (1) gëzhojë, një (1) predhë të plumbit dhe një armë e llojit pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari.

Lidhur me rastin, Policia njofton të jetë arrestuar një person i dyshuar, të cilit me vendim të Prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.