Persona të panjohur dyshohen se gjuajtën me armë zjarri në drejtim të një burri në Drenas

Një vrasje në tentativë dyshohet të ketë ndodhur në Drenas.

Sipas Policisë, një burrë ka raportuar se derisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij, të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Si pasojë, ai ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent. Rasti nën hetime”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Ky rast njoftohet të ketë ndodhur të martën e 15 gushtit rreth orës 23:10.