Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, një person pëson lëndime

Më 04.04.2024 në Policinë e Kosovës në Pejë është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Në afërsi të vendit të ngjarjes, organet e rendit kanë hasur në veturën në të cilën ishin dy persona të cilët deklaruan se në drejtim të tyre është shtënë disa herë me armë zjarri prej një motoçiklete në lëvizje.

Njëri nga viktimat, raportohet të ketë pësuar lëndime të lehta.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja dhe në veturën e viktimave janë vërejtur 4 vrima që dyshohet se janë si pasojë e predhës së fishekut.

Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa është njoftuar se rasti po trajtohet nga njësitë kompetente policore.