Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Vrasje në tentativë në Graçanicë

Një rast i vrasjes në tentativë është regjistruar në Graçanicë më 16.04.2024.

Sipas raportit policor, rreth orës 15:00, nga një veturë në lëvizje me shpejtësi të madhe është shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër- po ashtu në lëvizje. Më pas është shkaktuar aksident mes dy veturave.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast e ka takuar të dyshuarin në afërsi të veturës së tij, i cili vullnetarisht e ka dorëzuar një pistoletë me leje.

Njësitet policore të forenzikës në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja nga arma e zjarrit.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.