Përleshja në Kuvend, ky është reagimi i Mërgim Lushtakut

Pas përplasjes fizike që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë për media.

Sipas njoftimit, në konferencë do të dalin deputetët e PDK-së, Mërgim Lushtaku dhe Eliza Hoxha.

Konferenca do të mbahet në hollin e Kuvendit në orën 13:45.

Lushtaku ka reaguar pas përleshjes fizike në të cilin ishte i përfshirë gjatë seancës së sotme në Kuvend.

Deputeti ka deklaruar shkurt se reagimi i tij ishte kundër “Radojciqit dhe argatëve te tij”.

Gjatë kohës sa ishte duke dhënë fjalim kryeministri Albin Kurti ka ndodhur një përplasje fizike.

Ngjarja nisi kur deputetja e PDK-së Ganimete Musliu vendosi një foto në foltoren e Kuvendit, përderisa Kurti po deklarohej, një fotografi të kreut të ekzekutivit më hundë të madhe.

Më pas zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është ngritur nga karriga e tij dhe ka grisur fotografinë.

Pas këtij veprim, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku i cili hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Kurti dhe zëvendëskryeministrit Bsilimi, në mbrojtje të së cilit erdhi ministri i Financave Hekuran Murati.

Aty nisi edhe përleshja mes deputetëve opozitare, pozitës dhe ministrave.

Kuvendi i Kosovës tashmë ka shkuar në pauzë për dy orë, pas përleshjes fizike që ka ndodhur sot para mesditës.

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca njoftoi se do shkojnë në pauzë dy orëshe, pasi sipas tij nuk ka kushte të vazhdohet seanca.

“Sa i përket mundësisë me vazhdu seanca, nuk po shoh kushte në këtë moment kur po flasim. Po e marrim një pushim prej dy orësh dhe pastaj vendosim se në çfarë mënyrë e vazhdojmë seancën”- tha kryetari i Kuvendit.

Konjufca gjithashtu e ka thënë se përdorimi i dhunës edhe në këtë mënyrë është i dënueshëm teksa shtoi se tashmë kjo është  përgjegjësi e organeve të rendit dhe sipas tij nëse ka pasur sulm fizik do të trajtohet prej ligjit.