Foto: Ilustrim

Për shkak të grevës nesër mbyllen kufijtë e Greqisë, MPJD: Shtetasit e Kosovës për informata të kontaktojnë Zyrën e Kosovës në Athinë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar të gjithë qytetarët e Kosovës se nesër do të mbyllen të gjithë kufijtë e Greqisë , për shkak të grevës së shërbimit doganor grek.

Sipas MPJD-së, greva do të fillojë nesër me datë 02.04.2024 me fillim nga ora 06:00 e mëngjesit e do të zgjasë deri më 04.04.2024, po ashtu në ora 06:00 të mëngjesit.

“MPJD njofton shtetasit e saj se kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe për personat me probleme serioze shëndetësore. Shtetasit e Republikës së Kosovës që mund të kenë nevojë për informacione shtesë inkurajohen të kontaktojnë Zyrën e Interesave të Kosovës në Athinë në numrin e mëposhtëm të telefonit: +30 210 721 1711” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diaspores.