Ilustrim - Aeroplan i llojit, 737 Max, i kompanisë Boeing.

Pasagjeri kafshon stjuardesën, aeroplani detyrohet të kthehet në Tokio

Një pasagjer i një linje ajrore amerikane dyshohet se kafshoi një stjuardesë në mes të fluturimit gjatë ditës së martë, duke detyruar aeroplanin All Nippon Airways (ANA) me destinacion Seattle të kthehej në Tokio, tha një zëdhënës i linjës ajrore.

Fluturimi ANA 118 u nis nga Aeroporti Haneda i Tokios në ora 21:47 sipas kohës lokale dhe u kthye pas më shumë se një ore sipas faqes së internetit të gjurmimit të fluturimeve, Flightradar24, raporton CNN.

Një zëdhënës i tha CNN se pasagjeri u ndalua nga policia pasi aeroplani u ul në kryeqytetin japonez.

Derisa, stjuardesa pësoi lëndime të lehta, tha zëdhënësi.

Departamenti i Policisë në Tokio nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme mbi rastin.

CNN raporton se ky nuk është rasti i parë i kafshimit në aeroplan. Në vitin 2022, dy pasagjerëve iu dhanë gjoba të mëdha për goditjen dhe kafshimin e ekuipazhit dhe pasagjerëve të tjerë në fluturime të veçanta me kompanitë amerikane American Airlines dhe Delta Air Lines.

Ata u gjobitën përkatësisht me 81,950 dollarë dhe 77,272 dollarë – dy gjobat më të mëdha të vendosura ndonjëherë nga Administrata Federale e Aviacionit ndaj pasagjerëve për veprimet në aeroplan.