Ilustrim Foto: KALLXO.com

Prishtinë, arrestohet një person, dyshohet për dhunë ndaj gruas me të cilën bashkëjeton

Një burrë është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht gruan me të cilën bashkëjeton.

Policia ka njoftuar se sulmi ndaj viktimës dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit.

Rasti ka ndodhur më 20.04.2024 rreth orës 21:00h.

 Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Nërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është kategorizuar si vepër penale- lëndim i lehtë trupor.