Goditet me tullë në kokë një person në Mitrovicën e Veriut, sulmuesit ia grabisin një zinxhir

Një burrë nga Mitrovica e Veriut ka informuar Policinë e Kosovës se pesë persona të panjohur fillimisht e kanë sulmuar e më pas e kanë grabitur.

Ngjarja sipas viktimës ka ndodhur më 23.04.2024 në 00:10h.

Sipas viktimës, në hyrje të një lokali të dyshuarit e kanë goditur me tullë në kokë dhe më pas me forcë ia kanë grabitur një zinxhir nga qafa.

PK tha se ankuesi ka pranuar tretman mjekësor dhe se rasti është duke u hetuar.